Covid 19, shifra rekorde të të infektuarve

  • 4 years ago
Numër i ri rekord i të infektuarve me Kovid-19 në Maqedoni të Veriut. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 177 raste të reja dhe dy viktima. 105 prej tyre janë nga Shkupi, ndërsa rajoni i dytë me numrin më të madh të infektuarve është Likova me 26 raste të reja. Në këtë Komunë ka 58 raste aktive.

VIZRT- Qytetet me më shumë raste
Shkup                            105
Kumanovë  (Likovë)    26
Shtip                              15
Tetovë                           13

Shtipi regjistron sot 15 raste, ndërsa Tetova 13. Sipas Në Gostivar janë regjistruar 8 raste të reja, ndërsa në qytetet tjera kryesisht nga një rast. Në Veles ka katër pacientë të shëruar. Në Dibër është evidentuar një rast i ri pas më shumë se 50 ditëve. Nga skrining testimet nuk ka asnjë rast pozitiv.Ministri Venko Filipçe thotë se vendi është futur në valën e dytë të virusit.

Nuk ka dyshim se kemi të bëjmë më vlen e dytë e cila ka ardhur si pasojë mos respektimit të masave dhe grupimeve. Këtë e ka vërtetuar edhe hetimi i hollësishëm në anketa epidemiologjike. Megjithatë numri i madh i të infektuarve vjen edhe nga numri i madh i testeve- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe shtoi se zbrazja e Shkupit drejt qyteteve që nuk janë në karantinë, nuk nënkupton që masat nuk duhet respektuar.  

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë
?Ku do që të shkojnë qytetarët, duhet t?i respektojnë masat dhe duhet të mësohen me vendosjen e maskave, ruajtjen e distancës dhe pastrimin e duarve?.

Adrian Kerimi

Recommended