Shifra rekorde të të infektuarve me koronavirus

  • 4 years ago
Maqedonia e Veriut sot ka shënuar shifra rekorde me të vdekur dhe të infektuar me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 8 të vdekur dhe 196 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve të fundit. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 3895, prej të cilëve 1705 janë shëruar kurse 179 pacientë kanë ndërruar jetë. Aktualisht ka 2011 raste aktive.

Recommended