Në mbarë vendin 1 343 raste aktive me Covid-19, kryeson Shkupi

  • 4 years ago
Vazhdon trendi i numrit të lartë i të infektuarve me Kovid-19 në vend. Nga 702 teste të bëra, në 24 orët e fundit janë regjistruar 127 raste të reja. Probabiliteti i rasteve pozitive në raport me numrin e testeve sot arrin në 18 për qind.  Numri më i madh përsëri në Shkup, ndërsa rekord me të infektuar ka edhe në Shtip. Tetova ka 10 raste të reja, ndërsa në Dibër është regjistruar edhe një rast i ri. Për dallim nga ditët tjera, në Kumanovë sot ka vetëm një të infektuar.

Në Qytetin e Shkupit gjendja më kritike vazhdon të jetë në Çair ku ka 168 raste aktive. Pason Qendra, Buteli, Gazi Baba, Aerodromi dhe Saraji. Komunat tjera kanë nën 50 raste aktive.

Për dallim nga 1 javë më parë kur numri i të shëruarve ishte dukshëm më i madh se i rasteve aktive, bilanci i të infektuarve nga 1 qershori deri sot është rritur për 929, apo 1/3 e bilancit të përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë.  Më shumë të infektuar kishte më 5 qershor, përkatësisht 180 raste pozitiv në Kovid-19. Nga 1 qershori deri sot kanë ndërruar jetë 23 persona.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë, dy nga Shkupi dhe një nga Kumanova. Janë shëruar 7 pacientë.

Adrian Kerimi

Recommended