Top News - Votimi i emigrantëve/ Pa ndryshim sistemi, i pamundur

  • 4 years ago
Ndersa debati për finalizimin e reformës zgjedhore është në kulmin e vet dhe pritet përmbyllja e procesit, diaspora shqiptare e ndiehn veten të përjashtuar nga procesi i votimit. Diaspora Shqiptare, kërkon të drejtën e votës në vend: ?si një të drejtë kushtetuese të panegociueshme, por edhe kusht të domosdoshëm për emancipimin politik të Shqipërisë?. Kryetarja e keshillit koordinues te diaspores anila hyka tha ne emisionin ëake up se ka nisur nënshkrimi i një peticioni onlien nga te gjithe emigrantet përmes të cilita ata kërkojnë të drejtën e votës. Në kërkesën e tyre theksohet që ?kjo e drejtë duhet të mundësohet dhe implementohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare?.

?Kemi qenë të informuar për hapat marra deri tani për këtë proces. Kodi zgjedhor i sotëm nuk ta lejon te votosh sepse duhet ta kesh adresën e banimit këtu në Shqipëri, pra edhe nëse vijmë është e kotë?, tha Anila Hyka kryetare e këshillit kordinues të Diasporës në ?Wake Up?.

Diaspora përmes këtij peticioni synon që shtetasve sjëiptarë që banojnë jashtë shqipërisë t?iu mundësohet e drejta e votës nga vendbanimet e tyre, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. kerkesa tjeter e diaspores eshte qe t?i mundësohet popullit shqiptar e drejta të zgjedhë përfaqësuesit e tij përmes sistemit zgjedhor proporcional me lista të hapura.


Sistemi zgjedhor me lista të hapura mundëson votimin dhe për individin, pra njerëzit mund të kenë kontakt direkt me atë që do e përfaqësojë, të kenë të drejtë t?i kërkojnë llogari. Sot I shohim listat e atyre që janë në parlament, ku janë deputetët? Dhe pse jo dhe diaspora të ketë përfaqësuesin e tyre?.

Ndërkohë në kërkesën për peticon të Diasporës thuhet se: ?Respektimi i të drejtave të shtetasve shqiptar dhe i parimeve të demokracisë është thelbësor për shtetin shqiptar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Immigrants#Votimi#TopChannel

Recommended