Murrizi në Report TV:O referendum,o ndryshim sistemi,opozita parlamentare nuk voton reformë tjetër!

  • 4 years ago
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi tha në emisionin "Repolitix" në Report Tv se opozita në Kuvend kërkon ndryshim sistemi dhe se marrëveshja e arritur për zgjedhoren për të nuk ka asnjë vlerë. Murrizi tha se nuk heq dorë nga ndryshimi i sistemit dhe për këtë arsye është dërguar dhe letra e sotme ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe ati të BE, Luigi Soreca. Murrizi bëri një deklaratë të fortë duke thënë se e vetmja mënyrë që vota e tyre të anashkalohet në Kuvend është përmes referendumit dhe të vendos populli, por nëse kjo nuk ndodh atëherë Kuvendi ka 39 deputete që kërkojnë ndryshim sistemi dhe nuk do japin votën për atë draft që është arritur nga konsultat dy ditore ne rezidencën amerikane. Duke komentuar negociatat në rezidencën amerikane, për Murrizin nuk kanë pse të jenë 4 anëtarët në takim, por do të ishte më e dobishme një takim Rama-Basha me ndërkombëtarët, por jo takim me dreka e darka por për të arritur një marrëveshje të vlefshme.Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topallaj i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report TV tha se ndërkombëtarët nuk mund të detyrojnë dot partitë kryesore politike që të ndryshojnë sistemin zgjedhor. Topallaj ishte ishte në një linje me Myslim Murrizin për ndryshim sistemi. Ndërsa tha se "nëse Basha ndryshon sistemin jemi gati të qeverisim bashkë". Sipas Topallajt, faktori ndërkombëtar ka dy 'halle': Të bëjë diçka për kodin elektoral dhe të kthejë normalitetin politik.Sipas Fabian Topallajt, opozita jashtë parlamentare pati një mundësi për ta kapitalizuar frymën popullore dhe ta kthente në votë kundër qeverisë, por e shpërdoroi. Ai tha se partitë kryesore politike janë vendosur kundër vullnetit të popullit.

Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

Recommended