Top News - “Për të ardhur keq nëse humbet momenti”/ Zgjedhorja, Varhelyi: Marrëveshja, thelbësore!

  • 4 years ago
Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka reaguar sërish për reformën Zgjedhore në Shqipëri.


Me një shënim në Twitter, Komisioneri inkurajon palët që të vazhdojnë dialogu, për të arritur një marrëveshje në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Ai është shprehur se kjo marrëveshje është thelbësore për të ardhmen e vendit tonë, duke theksuar rëndësinë e saj për integrimin në Bashkimin Europian.

?Reforma zgjedhore në Shqipëri: Unë i inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të vazhdojnë akoma të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet dhe do të ishte për të ardhur keq për të humbur momentin. Shpresoj për një marrëveshje. kjo është thelbësore?, shkruan Varhelyi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OliverVarhelyi#BE#TopChannel

Recommended