Wake Up/ Telefonata që zbuloi rrjetin e pedofilëve që abuzuan me 15-vjeçaren
  • 4 years ago
Historia e përdhunimit e një të miture 15 vjeçare nga një 65 vjeçar si dhe nga tre të rinj ditët e fundit ka tronditur mbarë opinionin publik. Viktima është bërë pre e abuzimit seksual nga roja i shkollës rreth dy muaj më parë, i cili e ka filmuar të gjithë ngjarjen. Më pas videon e ka shpërndarë tek tre të rinj të cilët nëpërmjet shantazhit i kanë kërkuar të miturës marrëdhënie seksuale. Mësohet se ata kanë abuzuar me 15 vjeçaren për disa ditë rresht derisa ngjarja është denoncuar. Në fakt në nisjen e hetimit të rastit dhe vënien përpara drejtësisë së fajtorëve, ndihmën e parë e ka dhënë Linja e Këshillimit për Fëmijë ALO116 111 pranë së cilës është raportuar dhe videoja që dëshmonte abuzimin me të miturën e cila më pas ja ka referuar rastin organeve të policisë. Po çfarë ndodhi nga ajo telefonatë deri në zbulimin dhe arrestimin e fajtorëve do të flasim në studio me Mirgit Vataj, drejtues i Alo 116 111

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended