Flet kompozitori qe zbuloi talentin e kengetares Elsa Lila
  • 4 years ago
Aktorja e kinematografisë shqiptare, Pranvera Lumani dhe kompozitori Valentin Veizi ishin të ftuar këtë pasdite në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan. Të dy ata janë kontribues të artit në Shqipëri dhe prej 22 vitesh jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pranvera dhe Valentin janë rikthyer me artin e tyre në Shqipëri pas disa vitesh, ku janë të dy pjesë e filmit ?I love Tropoja?. Pranvera luan rolin e nënës së personazhit kryesor në këtë film, ndërsa Valentin Veizi është kompozitori i kolonës zanore të filmit ?I love Tropoja?.
Kompozitori Valentin Veizi ka zbuluar për herë të parë edhe talentin e veçantë të këngëtares mjaft të njohur sot Elsa Lila. Në studio, ai ka treguar se zëri i saj unik ka spikatur midis fëmijëve të tjerë.
Recommended