Top News - LDK: Sot mbledhja e kryesisë, vendoset lista e ministrave!

  • 4 years ago
I mandatuari për kryeministër të ri te Kosovës, Avdullah Hoti I LDK-së, propozon sot emrat e ministrave të cilët më pas do të votohen në Kryesinë e partisë që mblidhet për këtë çështje në orët e pasdites.


Isa Mustafa deklaroi se derisa kryesia të marrë vendimin, asnjë emër i përmendur deri më tani për pjesë të kabinetit qeveritar, nuk është definitiv. Aktualisht, vetëm AAK-ja I ka bërë publikë emrat dhe ministritë që do të drejtoje. Në marrëveshjen që Ramush Haradinaj nënshkroi me LDK-në në 29 prill, AAK-ja merr një zëvendëskryeministër, Ministrinë e Drejtësisë, atë të Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Sipas paktit, Zëvendëskryeministër do të jetë Besnik Tahiri, MPJ-në do ta drejtojë Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, Blerim Kuçi do ta drejtojë ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ramë Likaj ministrinë e Arsimit. Qeveria e re me në krye me LDK-në dhe partnerët e koalicionit, AAK, Nisma dhe komunitetet, pritet të formohet së shpejti pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për të mandatar Avdullah Hotin me krijimin e ekzekutivit. Partneri tjetër i koalicionit, Nisma Socialdemokrate, ende nuk ka emra për ministritë që do pritet t?i udhëheqë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LDK#AvdullahHoti#TopChannel

Recommended