Top News - Fundjava pa kufizime/ Por nuk dilet nga zonat e kuqe

  • 4 years ago
Edhe këtë fundjavë banorët e zonave të kuqe nuk do të kenë mundësinë të lëvizin totalisht lirshëm pasi u ndalohet të udhëtojnë drejt zonave të gjelbërta.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar hartën e liri-daljes për këtë fundjavë.

Manastirliu thekson se këtë fundjavë do të hapen pa kufizime aktivitetet e lejuara të biznesit në të gjithë vendin.
Ndërkohë, kufizimi i vetëm do të jetë lëvizja e qytetarëve nga zonat e kuqe në zona të gjelbra, kufizim ky që do të hiqet më 1 qershor. Kështu banorët e Tiranës, Durrësit, Krujës, Kurbinit e Shkodrës mund të lëvizin lirshëm në territorin e bashkive të tyre por u ndalohet që të kalojnë në zonat e tjera.
Nga dita e parë e muajit qershor Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se hapen kufijtë tokësorë me vendet fqinje, çerdhet e kopshtet, kampionatet sportive pa praninë e publikut, parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë. Prej 1 qershorit edhe plazhet do të hapen, por vetëm për hotelierët, ndërsa për të gjithë qytetarët nga data 6.

Mbetet ende mbyllur transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve. Ndërsa deri më datë 23 Qershor ndalohet të hapen kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Fundjava#TopChannel

Recommended