Top News - Takimi Yuri Kim-Ruçi/ Integrimi dhe reforma në drejtësi

  • 4 years ago
Pas takimeve të njëpasnjëshme me krerët e opozitës dhe anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar mesditen e se enjtes, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Takimi mes ambasadores dhe Ruçit u zhvillua në zyrën e kryeparlamentarit, në Kryesinë e Kuvendit, nga ku u raportua se temë diskutimi ka qenë Reforma Zgjedhore.
Sipas njoftimit te Kuvendit behet e ditur se Gjatë takimit te ambsadores Yuri Kim me kryeparlamentiarin ruci eshte diskutuar mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të ingtgrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian. Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese. Më herët, Ambasadorja Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, z. Ulsi Manja.
Sakaq, edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca me heret gjate dites se sotme ka bërë thirrje se reforma në drejtësi duhet të vazhdojë implementimin e saj më shumë se kurrë, duke hedhur poshtë çdo aludim të ndërhyrjes së saj. Duke shpërndarë një shkrim të shefes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, për reformën në drejtësi, edhe ambasadori Soreca bën të qartë se kjo reformë nuk duhet minuar, por zbatimi i kësaj reforme duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#YuriKim#Reforma#TopChannel

Recommended