3-vite nga Reforma në Drejtësi, Ruçi: E panegociueshme! Moment reflektimi për të gjithë

  • 5 years ago
Në 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi është publikuar botimi parlamentar ?Reforma ne Sistemin e Drejtësisë?. Në fjalën e tij gjatë promovimit të këtij botimi, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi është shprehur se kjo Reformë është një moment reflektimi për të gjithë dhe ka vënë theksin se ajo është e panegociueshme dhe e pakthyeshme.

"Reforma e drejtësisë është një mundësi reflektimi e kontributit dhe përgjegjësive tona si legjislatorë të Republikës. Prej reformës, unë si mbështetës i fuqishëm i saj, kam nxjerrë mësimet e mia dhe besoj se kështu po ndodh edhe me secilin prej jush.Prandaj gjatë dy viteve në detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i kam dhënë përparësi të dukshme mbështetjes së organeve kushtetuese dhe institucioneve të pavarura, monitorimit të tyre e të Qeverisë në shërbim të interesit publik e qytetarëve. Dëshiroj të rikonfirmoj qëndrimin tim personal dhe të Kuvendit të Shqipërisë se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe e panegociueshme", u shpreh Ruçi.

Recommended