Ora News - Mbështetje fermerëve, PAA marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

PAA me synimin se në parlamentin e ardhshëm do të jetë e përfaqësuar me deputetë ka nënshkruar një marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit. Me këtë pakt theksohet rëndësia e mbështetjes për bujqësinë si mundësia më e mirë e zhvillimit të vendit.

Mes PAA dhe kryetarit të Këshillit të Agrobiznesit, ku bëjnë pjesë 34 shoqata është nënshktuar një marrëveshje bashkëpunimi për hartimin dhe implementimin e strategjive sektoriale.

PAA vlerëson se mbështetja për bujqësinë është e pa plotë dhe spontane, fermerët janë në një rrezik të përhershëm të prodhimeve të tyre si për shkak të ekspozimit ndaj fatkeqësive natyrore, nga konkurenca e ashpër jo e lirë dhe jo e ndershme me partnerët e tjerë tregtarë që kanë skema të fuqishme mbrojtjeje dhe subvencionimi direkt dhe indirekt.

Për PAA, bujqësia shqiptare duhet të mbështetet me skema të qarta, të shpejta dhe efikase të uljes së kostove të prodhimit dhe përpunimit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/mbeshtetje-fermereve-paa-marreveshje-me-keshillin-e-agrobiznesit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended