Kryeministri në Lushnje/ Takon fermerët bashkë me ambasadorin e BE-së

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama bashkë me kreun e delegacionit të BE në Tiranë Luigji Soreka, panë nga afër në Divjakë , se si është përkthyer ne terren mbështetja financiare t? qeverisë dhe fondeve nga programi i BE-së IPARD II.


Ndalesa e parë në një fermë në Grabian, ku mbarështohen lopët, nga ku kryeministri theksoi nevojën e bashkimit të fermerëve për tu mirëoganizuar.

Drejtorja e AZHBR-së, Frida Krifca shpjegojë metodologjinë e aplikimeve të ardhshme për mbështetje përmes fondeve IPARD.

Ambasadori BE mbështetjen e bujqësisë përmes këtyre fondeve e vlerësoi si një histori suksesi.

?Programi IPARD është mirëpritur gjerësisht nga fermerët shqiptarë dhe interesimi për të qenë pjesë e tij ka qenë shumë i madh. Ne kemi bërë një fushatë për IPARD-in muajve të fundit dhe në rrjetet sociale, reagimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë ka qenë fantastik. Kanë qenë gjithë ato komente më shumë se për gjithçka tjetër. Interesi ka qenë shumë i lartë. Fushatën e kanë ndjekur me mijëra dhe mijëra vetë që kanë kërkuar të bëhen pjesë e këtij investimi dhe të përfitojnë prej tij?.

Pjesë e këtij turi ishte edhe vizita në pikën e re të grumbullimit,?, me një sipërfaqe prej 1540 m2, me volum prej 9200 m3 ku bëhet grumbullimi, seleksionimi, kalibrimi, ambalazhimi dhe tregtimi i fruta ? perimeve të freskëta për eksport.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#LuigiSoreca#TopChannel

Recommended