Top News - Pas vendimit të SPAK/ Gjyqtari Daci-jam i pafajshëm!

  • 4 years ago
?Nuk kam falsifikuar asnjë dokument dhe nuk kam shkelur ligjin, ndaj më hiqni masën e pezullimit si gjyqtarë i kolegjit të apelimi?. Është kjo kërkesa e paraqitur nga gjyqtari Luan Daci, i cili është vënë në hetim nga SPAK me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe deklarimit të rremë.
Dy ditë më parë Gjykata e Posaçme la në fuqi pezullimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Luan Daci. Avokatët e tij u shprehën se gjykata gaboi dhe se do të apelojnë vendmin. Ndërkohë Prokuroria këmbëngul që Daci nuk ka informuar institucionet se në vitin 1997 është shkarkuar nga detyra, por ka paraqitur rrethana të rreme.
Daci është anëtari i 7-të i KPA dhe të dielën Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i komunikoi atij masën e pezullimit nga detyra. Fillimisht Daci dërgoi raport mjekësorë me argumentin se ishte i sëmurë, por më pas ai u paraqit në seancë pasi gjykata i vuri kusht të ishte i pranishëm.
Pas apelimit, gjykata ka 10 ditë afat të shprehëset me vendim nëse do të lërë në fuqi pezullimin apo do të pranojë kërkesën e Dacit për ta rikthyer në detyrë.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LuanDaci#SPAK#TopChannel