Report TV - Ish- polici Gajda, Jazexhiut: Gjyqtari do 600 mijë para, 200 pas vendimit

  • 8 years ago
Në regjistrimet dhe vëzhgimet e policisë dhe të prokurorisë, janë regjistruar disa biseda ambientale dhe telefonike, por edhe vëzhgime të tjera. Nëpërmjet tyre është konfirmuar edhe fakti se gjyqtari do të merrte shumën e 600 mijë lekëve të reja, përpara dhënies së vendimit. Ndërkaq pas dhënies së vendimit që pritej të jepej këtë të martë, Hoxha, do të merrte edhe 200 mijë lekë të tjera.

Në një bisedë telefonike, Dritan Jazexhiu dhe Novrus Gajda, janë regjistruar flisnin për faktin se paratë duheshin përpara vendimit dhe një pjesë pas tij.

Novrus Gajda: Ky i do lekët përpara vendimit. Do një gjashtëshe. Pas vendimit do një dyshe. Ti e di ky i ka qejf xhixhat.

Në një bisedë tjetër:

Jazexhiu: A ia dhe paratë gjyqtarit?

Gajda: Ja do t?ia jap djalit.

Por kjo situatë është ndërprerë pasi vetë Dritan Jazexhiu, ka mbërritur në vendin ku po jepeshin paratë, dhe ka qenë i pranishëm. Burimet e policisë thonë se vetë Jazexhiu, nuk ka pasur besim tek Gajda që do t?i jepeshin djalit të gjyqtarit paratë. Nga ana tjetër, vetë djali i gjyqtarit po ashtu nuk ka pasur besim se sekseri Gajda do t?ia jepte paratë aq sa ishin kërkuar. Në këtë kohë kanë ndërhyrë edhe efektivët e policisë, duke bërë arrestimin e të tre personave të dyshuar dhe më pas edhe të gjyqtarit Hoxha.

Recommended