Top News - Italia rihapet me kujdes! Mungojnë klientët në restorante

  • 4 years ago
Spaghetti alla carbonara, çantat Gucci dhe prerjet trendi të flokëve, janë rikthyer në menu në Itali që të hënën, por vetëm ata më trimat ushqehen në restorant, bëjnë pazar apo stilojnë flokët, pas izolimit disa javor ndërsa vendi përpiqet të kthehet në normalitet.


Restorantet përdorën mbulesa të reja tavoline dhe ndarës prej plexiglasi por pak kush shihej brenda tyre në kohë dreke. Në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, që rihapi dyert e saj gjigande sërish, oficerët e policisë kritikonin ashpër ata që lejonin që maskat mbrojtëse tu rrëshqisnin pakëz gjatë lutjeve.

Një numër i kufizuar gondolash ndërkohë u rikthyen në kanalin e madh të venecias, por në to, nuk kishte turistë. Vetëm banorët lokalë që endeshin përreth?

Kur thuajse gjithçka u rihap, kishte nga ata që nxituan t?i drejtoheshin restoranteve, bareve, kafeneve, parukerive dhe dyqaneve të tjera. Por jo të gjithë. Shumëkush vijoi me rutinën e këtyre muajve të fundit, në shtëpi?Ndoshta nuk janë ende gati, ndoshta kanë frikë, ndoshta nuk kanë mundësinë ekonomike ? thotë një pronar restoranti. Ndoshta klientët nuk janë ende gati psikologjikisht të darkojnë jashtë?Më shumë se 800 biznese, që ishin të mbyllura që nga 9 marsi, u lejuan të hënën të rihapeshin. Por, shumë prej tyre kishte vendosur tabela mbi dyert e mbyllura: pa ndihmën e qeverisë nuk mund të rihapemi.

Dyqanet luksoze ndërkohë, kishin pak vizitorë. Më 25 maj, është radha e hapjes së palestrave, pishinave dhe qendrave sportive. Ndërsa më 3 qershor, njerëz nga zona Shengen e BE-së mund të udhëtojnë në Itali, me shpresën se do të rilancohet industria jetësore e turizmit.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italy#Vatikan#TopChannel

Recommended