Ora News - SKANDAL DHE E PAPRECEDENTE, ISHSH KERKON TE MBYLLE SINJALIN E RTV ORA
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe AMA në mënyrë të paprecedentë urdhërojnë mbylljen e aktivitetit të Radio Televizionit Ora. Vendimi është marrë me pretendimin e shkeljes së rregullave anti-Covid në transmetimet televizive ku pas dy gjobave të njëpasnjëshme, urdhërohet ndërprerja e aktivitetit dhe mbyllja e sinjalit të televizionit, pa bërë asnjë inspektim apo verifikim në terren.

Të thuash të vërtetën në Shqipëri është e vështirë sidomos në këto kohë. Një rast i paprecedentë po ndodh. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora.

Një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë me argumentin e pranisë së jo më shumë se dy personave në të njëjtën studio televizive, ISHSH ndërmerr edhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora.

Për herë të parë pas 30 vitesh demokraci kerkohet te mbyllet sinjali i nje televizioni pasi u vendosën në mënyrë arbitrare dy gjoba ndaj emisioneve në Televizionin Ora.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/skandal-ishsh-kerkon-mbylljen-e-sinjalit-te-rtv-ora

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended