Top News - Italia drejt hapjes… Studimi i fundit: Vendi rrezikon një valë të dytë
  • 4 years ago
Një raport nga Imperial College of London, që është fokusuar tek rikthimi i lëvizshmërisë së popullatës në Itali, sugjeron se vendi mund të përballet me një valë të dytë infektimesh dhe viktimash, ndoshta edhe më të madhe se e para.


Italianët kanë jetuar në karantinë kombëtare që nga 9 marsi, pa patur mundësinë të largohen shumë nga shtëpia e tyre. Por raporti i ekipit të kërkuesve të Imperial College London, sjell një paralajmërimë real për të gjithë ata që mendojnë se gjërat do të kthehen në normalitet. Studimi ndalet tek masat drastike që qeveria italiane ndërmori dhe tek ajo që do të ndodhë pas rihapjes së vendit.

Ai sjell tre skenarë; qëndrimin në izolim, hapjen në masën 20 përqind dhe hapjen në masën 40 përqind. Edhe me një shifër të ulët, atë të hapjes së 20 përqind të shoqërisë, ekziston rreziku i kthimit të një vale të re infeksionesh dhe viktimash, madje më e madhe se e para ? thotë studimi. Mesazhi që ai dërgon është se ajo që është arritur deri më tani është thjeshtë një pezullim i përhapjes së virusit, por sapo të heqësh izolimin, përballesh me rrezikun e rikthimit të tij.

Kërkuesit vazhdojnë dhe thonë se parashikimet e tyre janë pesimiste dhe se ata nuk kanë përfshirë çdo faktor të mundshëm. Bëhet fjalë vetëm për një model, që nuk merr parasysh masa shtesë si mbikqyrja komunitare, gjurmimi i kontakteve dhe izolimi i të infektuarve. Italia, nga e hëna, ka hyrë në fazën 2 të emergjencës, atë të rihapjes graduale, duke lejuar rreth 4.4 milionë persona të rikthehen në vendet e tyre të punës. E kjo, sipas vetë zyrtarëve italianë, sjell rreziqe të mëdha, ndaj ata paralajmërojnë për kujdes dhe vazhdimin e respektimit të distancimit social.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italy#ImperialCollegeofLondon#TopChannel
Recommended