Top News - Nju Jork, bie virusi/ Fillon faza e dytë e hapjes
  • 4 years ago
Nju Jorku nisi fazën e dytë të hapjes e cila do të lejojë që pas pas më shumë se tre muajsh, për të parën herë, banorët e tij do të mund të shkojnë nëpër dyqane, restorante e parukeri. Ky qytet është praktikisht rajoni I fundit në shtetin e Nju Jorkut që e bën një gjë të tillë. Njerëzit e kremtuan lirinë e rifituar duke mbushur dyqanet dhe kafenetë që ofrojnë shërbime jashtë lokaleve. Po kështu janë rihapur edhe parqet e lojërave ndërsa një pjesë e punonjësve u lejuan të kthehen në punë, edhe pse shumë të tjerë sërish nuk do të kthehen dot në zyrat e tyre. Qyteti i Nju Jorkut dikur ishte epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, por rastet e infektimeve me Covid-19 tani atje janë në rënie. Koronavirusi ka marrë më shumë se 22 mijë jetë njerëzish në Nju Jork. Në pikun e epidemisë, ai arriti të humbiste 1.000 persona në ditë. Kryebashkiaku Bill de Blasio theksoi se rihapja e fundit është veçanërisht e rëndësishme për industrinë e restoranteve, të cilën ai e quajti "një pjesë të madhe të identitetit të qytetit të Nju Jorkut". Në total, Covid 19 ka shkaktuar më shumë se 2.3 milionë raste të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara dhe mbi 120,000 vdekje.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NewJork#TopChannel
Recommended