Report TV -EUROPOL me zyrë në Shqipëri/ Soreca: Një hap drejt hapjes së negociatave me BE
  • 5 years ago
EUROPOL hedh një hap konkret drejt bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e rujatjes së rendit dhe sigurisë. Ajo hapi sot në Shqipëri zyrën e saj duke forcuar edhe më shumë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE.

Të pranishëm në ceremoni ishin drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL, Catherina De Bolle dhe ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca.

Në fjalën e saj De Bolle deklaroi se ky nuk është fundi por vetëm fillimi i një bashkëpunimi në fushën e sigurisë ndërsa Soreca e quajti hapjen e zyrave të ERUPOL në Shqipëri një hap më shumë drejt BE.

Shqipëria është vendi i parë në rajon ku EUROPOL hap zyrën e saj.

:
Recommended