Lleshaj inspektim në lumin Erzen, një prej njollave të zeza të kthyer në vend-depozitim mbetjesh
  • 4 years ago
Ministri Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një inspektim në terren në zonën e Petrelës, pranë lumit Erzen, në një prej njollave të zeza, kthyer në vend-depozitim mbetjesh.


Në inspektim ishte edhe Prefektja e Qarkut Tiranë Suzana Jahollari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Kryeinspektorja e IKMT-së Dallëndyshe Bici, administratori bashkiak i zonës, struktura vendore të Policisë e IKMT-së.

Ministri la porosi për strukturat vendore, policore dhe ato të IKMT për të ndërhyrë në mënyrë energjike, në funksion të mbrojtjes e ruajtjes së territorit.

Kalimi i kompetencave të inspektimit të mjedisit tek Ministria e Brendshme ka krijuar mundësi për qasje të integruar kundër krimeve mjedisore.

Prononcimi i plotë:

Një ndër objektivat kryesorë të Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera në këtë periudhë pandemie është që të mos ta lëmë pandeminë që të na ç?orientojë dhe të na devijojë nga objektiva dhe nga prioritete të tjera që kemi, pra, që pandemia të mos eklipsojë prioritete të tjera.

Për fat të keq konstatojmë se ka shumë probleme, të cilat meritojnë vëmendje. Një ndër to është çështja e mjedisit. Dihet që me ndryshimet e fundit ligjore dhe organizative, Ministria e Brendshme ka marrë përgjegjësi edhe për inspektimin e territorit dhe të mjedisit. Në këtë kuadër kemi dalë sot për të parë se si duket gjendja në terren. Fatkeqësisht konstatoj probleme të mëdha në këtë pikë ku jemi dhe si këto ka edhe gjetiu.

Do të angazhohemi në një kuadër të një programi të madh, një angazhimi shumë serioz për të frenuar me çdo kusht këtë përdhosje të mjedisit që bëhet nga subjekte të papërgjegjshëm, të cilët edhe shfrytëzojnë krizën dhe pandeminë aktuale për të vazhduar biznese kriminale në kurriz të mjedisit, në kurriz të së ardhmes tonë, në kurriz të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Policia e Shtetit, IKMT-ja dhe struktura të tjera të Ministrisë së Brendshme do të angazhohen në kuadër të një plani shumë serioz, i cili do të mundësojë së pari të kontrollojë vijat ujore, lumenjtë, të cilët janë viktimat më të mëdha të mëkateve mjedisore. Do të fillojmë me lumin Erzen, i cili do të merret në kontroll që nga burimi, në malin e Shën Gjergjit, deri në deltën e tij, në grykëderdhje, për t?u kontrolluar, për të evidentuar problematikën dhe për të adresuar të gjithë këtë problematikë.

Qëllimi final do të jetë që lumi të kthehet në origjinën e tij, që në lumë të ndalohet derdhja e çfarëdo materiali inert, të çfarëdo natyre. Të ndalohet hedhja e mbeturinave, të ndalohet derdhja e ujërave të zeza. Me këtë model ne do të vijojmë në të gjithë Shqipërinë për ta implementuar të njëjtën logjikë, që lumenjtë e Shqipërisë do të jenë vija të pastra ujore, asete dhe burim i vërtetë në shërbim të qytetarëve dhe jo kanale ujërash të zeza dhe vend grumbullimi të mbeturinave.

Në këtë përpjekje të madhe do të angazhohen të gjithë institucionet, të cilat do të kenë përgjegjësinë për të kryer detyrat por edhe përgjegjësi pë...
Recommended