Plazhi ne lumin Erzen (14 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Edhe ky është plazh, madje i pëlqyer dhe në vende të tjera. Erzeni është një ndër lumenjtë me ujë të pastër dhe vende vende krijon xhepa të tillë. Në përgjithësi këtu vijnë banorë të fshatrave Bërzhitë, Sauk e deri nga Pëllumbasi. Ndërsa ditët e shtuna dhe të diela këtu vijnë dhe qytetarë të Tiranës. Megjithëse është ujë lumi, ai nuk është i ftohtë. Tani që mbaroi dhe viti shkollor, pushuesit më të rregullt janë fëmijët.
Por edhe ky plazh i vogël ka filluar të kërcënohet. Eskavatori dalëngadalë po mbërrin edhe këtu duke marrë material për ndërtime. Një pushues shprehet se shfytëzimi pa kriter i lumit i ka prishur bukuritë e lumit duke filluar që tek rëra dhe deri tek deformimi i pellgjeve ku dhe uji ka ndryshuar ngjyrën e tij. Dhe në kushtet ku deti është i ndotur dhe pishinat kushtojnë shtrenjtë, këto pellgje duken se mbeten ndër të pakta oaze të verimit të shëndetshëm dhe të lirë.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended