Shpresat per endrren amerikane (24 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Prej tre ditësh kanë mbërritur përgjigjet e para të llotarisë amerikane dhe Posta e Tiranës gumëzhin si kurrë ndonjëherë. Kjo llotari ka 9 vjet që aplikohet tek ne. Çdo qytetar dërgon kërkesën dhe pret derisa të vije kërkesa nga qendra ndërkombëtare e vizave. Pas përgjigjeve të para, pritet dhe një tjetër seleksionim. Çdo vit kanë fituar nga 400 vetë, por sipas të dhënave jozyrtare, me llotari janë larguar rreth 30 mijë shqiptarë. Kjo ndodh sepse fituesi merr me vete dhe familjen dhe u krijon mundësinë të afërmve për një jetë më të mirë përtej oqeanit.
Arsyet se përse kanë zgjedhur kontinentin e ri për të jetuar fituesit shprehen se Amerika është vendi i ëndrrave dhe i demokracisë. Për këtë edicion llotarie vetëm nga Tirana kanë aplikuar 12 mijë vetë ndërsa për gjithë vendin kanë ardhur vetëm 400 përgjigje pozitive. Për fituesit tani fillojnë shqetësimet e para. A do t'a fitojnë dhe raundin e dytë dhe a do t'a kalojnë intervistën me autoritetet amerikane./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended