Asambleja e Femijeve - (15 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Këta fëmijë që luajnë me armë lodër nuk e dinë se dikush ka detyrë ti mbrojë, qoftë edhe nga prindër të papërgjegjshëm. Në vitin 1990 bota e qytetëruar miratoj Konventën e Fëmijëve, ndërsa në vendin tonë kjo konventë ende nuk ka filluar të zbatohet.

Në këtë takim këta të rritur e fëmijë u përpoqën të hedhin një hap të rëndësishëm për krijimin e një aleance dhe më pas të një Asambleje të Fëmijëve, e cila të marrë përsipër mbrojtjen e të gjithë atyre që janë nën 18-vjeç.

Në këtë aleancë do të marrin pjesë 150 individë dhe shoqata. Sot u votua për programin kombëtar të të miturve, ndërsa në fund të muajit asambleja pritet të mblidhet për të vërejtur gjendjen e vogëlushve dhe bashkë me qeverinë të shohë mundësinë e zgjidhjes së problemeve. Siç dihet Shqipëria është ndër ato vende ku gjykata e miturve mungon, por rastet e punimeve, pedofilisë, prostitucionit në moshë të vogël apo edhe dhunës në familje e bëjnë të domosdoshëm një institucion të tillë./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended