Stop - Skandali/ Tenderi i QSUT rrezikon degjimin e femijeve me probleme! (18 qershor 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-207-sezoni-4/

Emisioni ?Stop? në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme rastin e një tenderi në Spitalin Francez në QSUT. Një Vendim i Këshillit të Ministrave me numër 308 e vitit 2014 ka alokuar një fond të posaçëm për fëmijët me probleme me dëgjimin. Por, për shkak të një tenderi që është bërë dy herë, është paralizuar puna për ndërhyrjen kirurgjikale ndaj këtyre fëmijëve që kanë probleme me dëgjimin. Nëse ndërhyrja për këtë kategori nuk bëhet deri në moshën 5 vjeç, atëherë fëmijët rrezikojnë të mos dëgjojnë e të mos flasin për gjithë jetën.

?Kanë thënë që shkon në total 32 mijë Euro edhe s?kemi mundësi që ta bëjmë këtë operacion. Operacioni është mëse i nevojshëm sepse rrezikon të mos dëgjojë dhe të mos flasi?, thotë prindi i një fëmije.

Mjeku Arvenol Meta shpjegon anën teknike të këtij problemi, që mund të jetë i lindur ose i fituar.

Mjeku ORL, Arvenol Meta: ?Ky është një disfunksion i veshit, i veshit të brendshëm, ku dhe zgjidhja përmes rrugës mjekësore farmakologjike bëhet shumë e vështirë dhe e pamundur. Fëmijët e vegjël që vuajnë nga një humbje e madhe e dëgjimit, flasim për implantin koklear, i cili është një implant i përbërë nga dy pjesë. Një pjesë e cila implantohet dhe një pjesë tjetër që është e jashtme. Pjesa që implantohet përmes një kirurgjie rutinë?.

Emisioni ?Stop? sjell problemin e 3 familjeve, fëmijët e të cilave vuajnë nga kjo fatkeqësi. Njëri nga fëmijët është 7 vjeç, dhe shanset për të fituar dëgjimin janë të pakta. Ndërhyrja për këtë problem ka një kosto prej 32 mijë Eurosh, një shifër kjo e papërballueshme.

?Në moshën 2-vjeçare konstatuam se e thërrisnim dhe nuk kthente kokën, nuk reagonte. Gjatë lindjes në spital kanë thënë që fëmija është i shëndetshëm, dëgjon edhe sheh. Gjatë periudhës 1-vjeçare bëmë edhe vaksinat fruth dhe rubeola. Unë dyshoj se goditjen e ka dhënë vaksina, por pas moshës 2-vjeçare shkuam bëmë një vizitë. Thanë që ose është autik ose nuk dëgjon. Ata konstatuan që nuk dëgjon. Na kanë thënë që shkon në total 32 mijë Euro. Për ne s?ka mundësi. Operacioni është mëse i nevojshëm sepse rrezikon të mos dëgjojë edhe të mos flasi?.

?Të paktën të bëhet operacioni, e domosdoshme sepse fëmija sa më shumë të kalojë vite, aq më keq ikën niveli i dëgjimit, edhe e folura. Pastaj mosha e këtij është shumë e madhe. Doktori më ka thënë ta bëj sa më shpejt aq më mirë, sepse është puna për fëmijën që ai të eci përpara me të folurën, me dëgjimin. Kam 5 vjet që pres për këtë ndërhyrje te spitali francez. Edhe më thonë që prit akoma, s?ka dalë fondi?.

?Fëmija im është 5 vjeç. Pas 1 vit e gjysmë e kemi konstatuar. Edhe te Ministria e Shëndetësisë kemi kërkuar ndihmë, na kanë thënë që do bëhet ky operacion që fëmija ka nevojë. Fëmija nuk mundet të presi se tani po bën 5 vjeç. Nëse bëhet më vonë, mbetet me dëgjimin 0 dhe bëhet i shurdhë...

Recommended