Stop - Tenderi për skrap në drejtorinë e hekurudhave, “zhduken” 300 tonë! (06 qershor 2017)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-198-sezoni-2/

Denoncimi një zonje, Mereme Xhetanit,ish-magaziniere në drejtorinë e hekurudhave, ka nxjerrë në pah një rast të pastër korrupsioni me tenderin e skrapit.Kjo procedurë, e zhvilluar në fund të vitit 2016, nxjerr me të paktën 300 tonë diferencë peshën e lokomotivave.Ishte pikërisht kjo mospërputhje, e konstatuar nga zonja Xhetani, që i kushtoi vendin e punës kësaj të fundit.?Stop? arrin të provojë me fakte e dokumenta abuzimin, si dhe të llogarisë dëmin financiar. Këtë skandal e pranon edhe financierja e institucionit. Ndërsa drejtori Ilir Dashi, ?kërkon ta mbyllë?, duke provuar të pijë kafe me gazetarin.

?I drejtohem emisionit ?STOP? për një padrejtësi që më është bërë. Jam larguar nga puna në mënyrë të menjëhershme. Unë kam punuar si magaziniere në NJ.SH.M.L., "Hekurudha Shqiptare" dhe jam larguar për arsye të një tenderi që është zhvilluar në hekurudhë, sepse në dokumentacion kemi diferenca. Hyrja në magazinë me dokumentet e ardhura nga Drejtoria e Hekurudhave ka një diferencë prej 304 tonësh.?

Avokati Zhulien Ristani shprehet se konflikti ka nisur nga tenderi që ka kryer shoqëria "Hekurudha Shqiptare sh.a.", në fund të vitit 2016, për shitjen e sasisë së skrapit. Pesha e skrapit që Mereme Xhetani ka magazinuar është 1201.366 kilogramë, por është prokuruar me peshën prej 926 tonësh.

?Është kërkuar që të lëvrohet ky mall, të dalë nga magazina me dokumentacionin prej 926 ton, ndërkohë që magazinierja nuk ka pranuar sepse gjendjen në magazinë ajo e ka 1201,366 ton. I është bërë presion, malli ka dalë nga magazina pa dokumentacion shoqërues dhe i është bërë shkresë biles dhe nga titullari i drejtorisë përkatëse, që punon magazinier si zonja. I është bërë shkresë administratorit të "Hekurudhës Shqiptare sh.a." se malli ka dalë pa dokument shoqërues nga magazina. Është bërë evident fakti që gjendja në magazinë është më tepër nga ajo që prokurohet dhe merret më tepër mall nga ai që është paguar në tender.?

Magazinierja e "Hekurudhës shqiptare sh.a.", Mereme Xhetani, në mungesë të një përgjigjeje nga kjo shoqëri, ka kryer një kallëzimi penal, i cili ka bërë që ajo të shkarkohet në mënyrë të menjëhershmë nga puna.

Në kontratën numër 1, më datë 30.01.2017, me objekt ?Shit-blerje skrapi hekurudhor? ndërmjet "Hekurudhës shqiptare sh.a." dhe shoqërisë "AL ASFALT sh.p.k.", është bashkangjitur një proces verbal, ku janë paraqitur 14 lokomotiva çeke të dala jashtë përdorimit, me peshë 926 ton.

Për të kuptuar se pse ekziston kjo diferencë prej gati 300 tonësh skrap, gazetari i emisionit ?STOP? ka komunikuar me njërin prej inxhinierëve mekanikë i cili ka qenë pjesë në komision, Leonidha Bushi.

Gazetari - Z. Bushi! Donim të të pyesnim për këtë raportin e 2014-ës. Ju keni qënë anëtar, që keni nxjerrë edhe peshën e 14 lokomotivave. Pse ka dalë kaq e vogël pesha...

Recommended