Ora News - Insekti “armik” i pishave, sëmundja e procesionares po dëmton pyjet në Korçë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Procesionarja ose sëmundja e pishave siç njihet ndryshe po dëmton masivisht pyjet në juglinndje të vendit. Insekti ka prekur disa qindra hektarë, ndërsa ekspertët e lidhin përhapjen edhe me ndryshimet klimaterike.

Procesionaria, e njohur ndryshe si sëmundja e pishave po shkatërron në masë pyjet në juglindje.

"Të vjen gjynah kur i sheh në këtë gjendje."

Insekti është përhapur në një sipërfaqe të gjërë në Pogradec dhe Korçë ku ka prekur rreth 5000 hektarë me pishë.

Kjo sëmundje ka qenë problem ndër vite për pishën, por specialistët e pyjores përkeqësimin e sitiatës këtë vit e lidhin me ndryshimet klimaterike.

"Është e vërtetë që ka pasur një shtim të prekjes së pyjeve me pishë të zezë nga procesionaria për shkak të ndryshimeve klimatike. Kemi 3-4 vjet që nuk ka bërë dimër me ngrica fare, kjo e favorizon këtë insekt që të shtohet më shumë. Të infektuara janë 500 hektarë."

Situata ka shqetësuar edhe qytetarët që shfrytëzojnë këto zona të pyllëzuara për shëtitje apo aktivitetet fizik.

Bashkia e Korçës disa muaj më parë nisi një aksion kundër insektit që dëmton pishat, por siç duket ai nuk është zhdukur.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/insekti-armik-i-pishave-semundja-e-procesionares-po-demton-pyjet-ne-korce

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended