Ora News - "Po bën monolog si Rama ", dështon takimi i studentëve të Korçës me Rektorin

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studentët e Universitetit të Korçës kanë braktisur mbledhjen e Senatit. Nervozimi erdhi pas fjalimit të gjatë të Rektorit, që si duket më shumë i kishte mbledhur për tu bërë bilancin vjetor të arritjeve.

Ali Jashari: Jemi këtu për të folur hapur dhe troç me njëri-tjetrin.Kërkesat e studentëve lidhen me ato që janë parashtruar në protestën e madhe. Ata që kanë përgjegjësi për zgjidhjen e tyre jemi ne. Problemi më i rëndë është tarifa. Ne nuk e kemi përfilllur dhe zbatuar tarifën e vendosur nga VKM. Tarifa e shkollimit nga 2014 është 24 mije te reja. Janë perjashtuar nga tarifa 353 studentë dhe kane përfituar bursë 600 studentë.

Studentët ndërhyjnë dhe kërkojnë të flasin për kërkesat dhe jo për bilancin vjetor të Universitetit.

"Ju lutem, më duket vetja si tek "Opinioni" me Ramën, i cili bën monolog" u shpreh studentja, teksa në rresht u larguan nga mbledhja.

Jashtë kameras për Ora News ata u shprehën: Rektori u tall me ne. Ska dialog. Do vijojmë protestën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/po-ben-monolog-si-rama-deshton-takimi-i-studenteve-te-korces-me-rektorin

Recommended