Wake Up/ Protokolli i masave te denstisti dhe qendrat estetike, a do të sjellë rritje të çmimeve?

  • 4 years ago
Sot në të gjithë vendin hapen klinkat dentare, pas gati 2 muaj pezullimi të aktivitetit të tyre si pasojë e pandemisë nga KOVID-19. Ashtu si ka ndodhur me të gjitha bizneset, edhe dentistët që ushtrojnë profesionin e tyre në shërbim të klientëve do të zbatojnë një protokoll të veçantë higjieno-sanitare, pasi stomatologët janë njësoj të rrezikuar si pjesa tjetër e personelit shëndetësor që po përballen me pacientët e konfirmuar me koronavirus. Ndërkaq nga autoritetet e shëndetit publik është rekomanduar që edhe pse klinkat do të hapin dyert, të kenë një aktivitet të reduktuar, duke kryer në mënyrë të veçantë vetëm urgjencat e nevojshme të cilat deri tani janë realizuar nga klinika stomatologjike pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Thuajse i njëjti protokoll masash do të ndiqet edhe nga Qendrat Estetike.
Këto masa të shtuara sigurisht që janë kosto për dy bizneset e shërbimit por a do të "përkthehet" kjo kosto në rritjen e çmimeve të këtyre shërbimeve. Dokor, Dorjan Hysi, Ekspert i Shëndetit Publik Dentar, njëkohësisht edhe kreu i Shoqatës Dentare Shqiptare shprehet se në këtë situatë mund të ketë një rritje por që sipas tij do të jetë e pa përfillshme dhe e përballueshme për pacientët. Ndërkohë që Eni Xhixho, i Qendrës Estetike "Hair Color", mendon se nuk do të ketë rritje të çmimeve për shërbimet estetike që do t'u ofrohen klientëve.



Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended