Wake Up/ Musketierët: Karantinimi ndërpreu projektin tonë më të madh, albumin

  • 4 years ago
Tre Musketierët, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda kanë bërë një gjest për t'u vlerësuar pasi kanë dhuruar 500 maska të tipit KN-95, për stafin e spitalit infektiv. Ata vendosën që të japin kontributin e tyre për mjekët duke hequr disa të ardhura nga dy koncertet e tyre të fundit në Greqi. Ishte vetë mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ai që bëri publik mesazhin e dërguar nga Elton Deda teksa shprehte dëshirën për t'a takuar tek Spitali Infektiv. Ne ishim sot në skype dy përfaqësues të musketierëve, Eldonin dhe Redonin, të cilët po ashtu na treguan se izolimi i gjeti në mes të punës për të realizuar albumin e tyre. " Karantinimi ndërpreu projektin tonë më të madh, punën për realizimin e albumit tonë. Por ne po punojmë edhe në karantinë. Por kjo verë duket e vështirë për të gjithë muzikantët. Duket se do ta qajmë me lot këtë verë. Por besoj se këtë vit do të lançojmë një album të lezetshëm gjithsesi." - tha Elton Deda.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel