Top News - Një ndër vendet që menaxhuan më mirë pandeminë/ Plani i Gjermanisë për hapjen e vendit
  • 4 years ago
Në Gjermani, situata po ndryshon. Të gjitha dyqanet do të hapen, shkollat e kopshtet po ashtu.


Do të rikthehet sporti dhe futbolli në televizor, ndonëse pa shikues. Vera po vjen dhe birraritë do të hapen. Ata që duan mund të shkojnë edhe me pushime brenda vendit, madje edhe në hotele. Virologët kanë thënë një ?po? të kujdesshme për hapjen. Por ata nuk kanë pasur zgjidhje tjetër, ndonëse e kanë të qartë se rreziku i një vale tjetër të infektimeve është i madh. Vendi, ekspertët, mjekët dhe sanitarët, sistemi i shëndetësisë, por edhe politikanët kanë bërë më të mirën e mundshme. Gati asnjë vend tjetër në botë nuk ka menaxhuar më mirë deri tani pandeminë me koronavirusin si Gjermania. Parë nga numri i infektimeve të reja, ka ardhur koha që të pezullohen kufizimet drastike.

Sidoqoftë, kancelarja Merkel i ka parë me mosbesim përpjekjet e politikanëve të landeve për lehtësimin e masave ? prej restoranteve e deri tek hapja e hoteleve. Angela Merkel tani e ka hedhur përgjegjësinë te landet. Nëse rikthehen infeksionet, ato duhet të ndërmarrin masa të shpejta për parandalimin e përhapjes së mëtejshme, për ndalimin e kontakteve sociale. Merkel është skeptike nëse masat do të rezultojnë të suksesshme.

Shumë analistë e kritikojnë Merkel ndërkohë që ajo konsiderohet jashtë si një drejtuese shumë e mirë. Por, situata është delikate dhe gjithcka mund të ndryshojë nga dita në ditë. Maskat, tani duhet të mbahen. Landet do të hapen. Bundesliga në futboll do të fillojë së shpejti. Dhe kjo është koha e testit të vërtetë për gjermanët, që deri më tani e kanë kaluar relativisht mirë pandeminë. Ajo që ata duhet të bëjnë është të vazhdojnë të mbajnë distancë, maska dhe të kujdesen për veten e të tjerët pasi virusi mbetet ende përqark.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AngelaMerkel#Germany#TopChannel