Maqedonia e Veriut, një ndër vendet më të korruptuara në botë
  • 4 years ago
Për një vit, vendi shënon rënie për 13 pozicione në listën e vendeve të renditura, sipas perceptimit të korrupsionit. Maqedonia renditet në vendin e 106, nga 180 vendet në botë. Problemi më i madh është ndikimi korruptiv i biznesit në politikë dhe anasjelltas, thotë Sllagjana Taseva nga Transparensi Interneshënall, e cila prezantoi raportin.  Këto numra negativë, janë një mesazh që duhet t'u dërgohet politikanëve dhe nga ata të kërkohet më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie, nëse duam të ulim problemin e korrupsionit, thotë Taseva.
Recommended