Stresi ndikon në aftësinë riprodhuese të një çifti/ Vijnë dhe thonë se e kemi provuar 1 muaj…

  • 4 years ago
Stresi ndikon në aftësinë riprodhuese të një çifti. Përherë e më shumë hasim njerëz që thonë, se megjithëse analizat dalin mirë, nuk arrijnë dot të bëjnë një fëmijë.


?Stresi është faktori kryesor dhe këtë e tregon akoma më shumë fakti, që ka çifte, që i nënshtrohen procedurave invitro dhe pas kësaj gruaja bie shtatzanë, pasi e kanë qetësuar mendjen, dhe e kanë një fëmijë?, thotë Kristina Kristo, Obstetër-Gjinekologe.

Me përvojë punë prej gati 10 vjetësh edhe në spitale në Greqi, gjinekologia na tregon se çfarë vëren në punën e përditshme.

?Vijnë të stresuar edhe 25 vjeçare dhe thonë se e kemi provuar 1 muaj dhe nuk po bëj fëmijë. Por kur një çift vendos të bëhet më fëmijë, 12 muaj i kanë në dispozicion, ndaj nuk duhet ta përjetojë keq?, thotë ajo.

Numri i lindjeve në vend po vjen në ulje nga viti në vit dhe në këtë ndikojnë sa faktorët ekonomikë aq edhe ata socialë.

?Një arsye është që gratë lindin një fëmijë, dhe e lënë më kaq. Një arsye tjetër është që çifti nuk marrin guximin të bëjnë fëmijë dhe kjo rrit moshën kur bie shtatzënë për herë të parë?, shprehet ajo.

Mosha, stili i jetës, duhani, alkooli, smogu, ulin fuqinë riprodhuese të njeriut. Por kur është mosha optimale për të patur në fëmijë.

?30 vjeç është shumë mirë, pasi ti ke vënë bazat për jetën, je njohur me partnerin, ke shkollim dhe punë. Edhe ta lësh pas të 40-ve, që je krijuar si personalitet, ka vështirësi, pasi trupi është lodhur. Mund të ndihesh 25 vjeçar, por trupi është 40 vjeçar.?, përfundon ajo.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel

Recommended