Wake Up/ Fico, drejtoreshë e ISHP-së: Shqipëria s'është imune ndaj koronavirusit, por...

  • 4 years ago
Shqipëria nuk ka asnjë rast me koronavirus. Kjo deklaratë është bërë nga vetë ministrja e shëndetësisë e cila ditën e djeshme tha se deri tani nga personat e testuar, analizat kanë dalë të gjitha negative ndaj virusit COVID 19. Ky është një lajm i mirë për vendin tonë, në krahasim me shtetet e tjera fqinjë, Italinë, Greqinë, Maqedoninë e veriut, Serbinë, Kroacinë, në të cilat ka një shtim të rasteve brenda pak ditësh. Organizata Botërore e Shëndetësisë rriti alarmin në një nivel edhe më të lartë duke thënë se shumica e vendeve, në mos të gjitha duhet të përgatiten për shpërthim të epidemisë. Numri i njerëzve që kanë ndërruar jetë në të gjithë botën nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 3.000. Më shumë se 90% e vdekjeve totale janë në Hubei, provinca kineze ku virusi u shfaq në fund të vitit të kaluar. Por ka pasur edhe vdekje në 10 vende të tjera, përfshirë më shumë se 50 në Iran dhe më shumë se 30 në Itali. Në të gjithë botën, ka pothuajse 90,000 raste të infektuar nga koronavirusi. Por shumica e pacientëve kanë vetëm simptoma të buta, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetit të dielën e kaluar dhe shkalla e vdekjes duket të jetë midis 2% dhe 5%.Për krahasim, gripi sezonal ka një vdekshmëri mesatare prej rreth 0,1%, por është shumë infektiv me deri në 400,000 njerëz që vdesin prej tij çdo vit. Por si është situata në vendin tonë për këtë folëm sot me Albana Fico, Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended