Top News - Shkencëtarët portugezë, maskë efikase ndaj koronavirusit

  • 4 years ago
Shkencëtarët në Portugali thonë se kanë bërë një arritje thelbësore në teknologjinë mbrojtëse ndaj Covid-19. Ata kanë krijuar një maskë të re mbrojtëse, me një shtresë speciale që sipas tyre, ndihmon në deaktivizimin e koronavirusit të ri kur ai hyn në kontakt me pëlhurën.


Ekipi thotë se ky efekt mbrojtës mbetet aktiv edhe pas 50 larjeve, çka e bën maskën shumëpërdorimëshe.

?Shtresa në maskë mund të reduktojë aftësinë infektuese të virusit me 99 për qind për një gjysmë ore?, thotë Pedro Simas nga Instituti Molekular i Mjekësisë në Lisbonë, një nga virologët që kanë punuar për këtë dizajn.

Ndërsa e gjithë kjo duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, Simas nuk mendon se kjo do ta mbante përfundimisht Covid-in larg. Ai insiston se maskat në përgjithësi, kombinuar me masat e distancimit social, janë vendimtare. Përbërësi aktiv i këtyre maskave ka rezultuar i suksesshëm në testimet e mëparshme të institutit Pasteur në Francë kundër virusit H1N1.

Pëlhura e përdorur për maskën ndërkohë është OEKO-Tex e certifikuar, çka do të thotë se nuk mban substanca të dëmshme dhe është e sigurt për përdorim të njerëzve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Scientists#TopChannel

Recommended