Konkursi në Tajvan/ Vallëzim në karrige me rrota

  • 4 years ago
Valltarët kanë ofruar një performancë të mahnitshme në kompeticionin e vallëzimit me karrige me rrota në Tajvan, pavarësisht mungesave mes publikut për shkak të frikës nga koronavirusi. Vallëzimi me karrige me rrota, po merr famë nëpër botë si një sport në të mirë të njerëzve me gjymtyrë të dëmtuara, dhe përbën edhe një mënyrë për rritjen e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit përveç ndikimit pozitiv në formën fizike.


Pasi mëson kërcimin me karrige me rrota, fillon dhe i kushton vëmendje vetes, qëndrimit tënd. Gjithë ajo lëvizje ndërkohë është e mirë për trupin

Për instruktorët, nëse një person në karrige me rrota, nuk bën ushtrime, shumë shpejt ai do të vuajë nga skolioza, e kjo e fundit do të dëmtojë zemrën dhe mushkëritë. Kur kërcen ndërkohë, shpina duhet mbajtur drejt dhe kjo e ndihmon trupin jo pak.

Ka edhe shumë përfitime psikologjike. Personi me aftësi të kufizuara mund të mos ketë menduar kurrë se mund të kërcejë, apo të bëjë një performancë në skenë. Por, ai mund të përfaqësojë veten dhe vendin e tij edhe në konkurse ndërkombëtare. E kjo e rrit shumë vetëbesimin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Konkursi#Vallezim#TopChannel

Recommended