Top News - Zyrtari i SHBA-së në Tajvan/ Kina nis stërvitjen ushtarake
  • 3 years ago
Pas lajmit se një zyrtar i lartë amerikan do të vizitojë Tajvanin, Kina nisi menjëherë një stërvitje ushtarake në afërsi të ishullit me qëllimin, siç tha, të mbrojë sovranitetin e saj.


Manovrat që do të kryhen me zjarr të vërtetë zhvillohen në mesin e një rritjeje të tensioneve mes Pekinit dhe Washingtonit. Pikërisht në një kohë të tillë, SHBA-ja lëviz për të treguar mbështetjen e saj ndaj Tajvanit të vetëadministruar, të cilin Kina vazhdon ta konsiderojë pjesë të saj. Keith Krach është zyrtari më i lartë i Departamentit të Shtetit që e e viziton ishullin prej dekadash të tëra.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Ren Guoqiang akuzoi si Amerikën ashtu dhe Tajvanin se po ?përshpejtojnë rrezikun e përplasjes?, ndonëse nuk iu referua qartë vizitës që ka shqetësuar Pekinin. Ai i tha reporterëve se ? të përdorësh Tajvanin për të kontrolluar Kinën?, ose të ? mbështetesh tek të huajt për t?u ngritur si vend?, nuk është shumë e zgjuar.

Krach, nënsekretari amerikan i çështjeve ekonomike,ka në plan të takohet me presidentin tajvaneze, Tsai Ing-ëen. Edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk kanë një marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, Akti i Marrëdhënieve me të i vitit 1979, i lejon të shesin armë në ishull dhe i angazhon për ?marrëdhënie të ngushta?.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KeithKrach#Taiwan#TopChannel
Recommended