Albin Kurti i shkruan letër Trumpit dhe Pompeos, ja çfarë thotë
  • 4 years ago
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.


?Jemi të vendosur për zgjidhjen e çështjeve të mbetura në mes të Kosovës dhe Serbisë, përmes procesit të dialogut, i cili do të përfundojë me njohjen e ndërsjellë në mes të dy shteteve. Ne besojmë se kjo është rrugë e rëndësishme drejt integrimit të plotë të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare si dhe arritjen e marrëveshjes historike, e cila do të krijonte paqe të qëndrueshme në Ballkan.

Lidhur me këtë, që nga 15 marsi ne do të fillojmë me fazën e parë të heqjes së tarifës në mallrat nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina, e cila ishte vendosur nga qeveria e kaluar. Ne po e bëjmë këtë si gjest diplomatik të vullnetit të mirë, me shpresë që Serbia do të veprojë reciprokisht duke I hequr të gjitha barrierat jotarifore në tregti me Kosovën, si dhe të ndalojë fushatën për çnjohje të Kosovës. Ne e rezervojmë të drejtën për ta rikthyer tarifën në periudhë prej 90 ditësh nëse Serbia nuk jep shenjë të vullnetit të saj të bashkëpunojë për këto çështje. Ne, poashtu, i lutemi Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian të krijojë mekanizëm monitorimi dhe sanksionimi, për t?u siguruar që të dyja palët t?i përmbahen premtimeve të bëra në marrëveshjet e tashme dhe të ardhme në mes të dy palëve?, i shkruan Kurti Pompeos.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#AlbinKurti#TopChannel
Recommended