Albin Kurti letër nga burgu - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga burgu i sigurisë se larte ne Dyz te Podujevës, ku qëndron qe prej prangosjes mbrëmjen e se shtunës, lideri historik i Vetëvendosjes, Albin Kurti i është drejtuar opinionit me nje shkrim. Ne vijim te qëndrimit opozitar ndaj marrëveshjeve te qeverise me Beogradin, Kurti i konsideron ato nënshtrim ndaj Serbisë dhe dënon sjelljen e nje pjese te politikaneve te shumicës.?Në Kuvendin e Serbisë, përveç dy deputetëve shqiptarë atje, nuk kishte asnjë deputet që ishte për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Në anën tjetër, në Kuvendin e Kosovës, shumica e deputetëve janë për ?Zajednicën? e Serbisë në Kosovë. Në Beograd politikanët serbë janë unikë kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Në Prishtinë, ne politikanët shqiptarë jemi të ndarë rreth Serbisë dhe apetiteve të saj!?Për Kurtin qeveria dhe Zajednica do te rrezohen.?Prona shtetërore e publike është uzurpuar nga kjo qeveri kuislingë e ?Zajednicës?. Zajednica? është pasojë e Marrëveshjes së 19 prillit 2013 para se të jetë e asaj të 25 gushtit 2015. Mirëpo, pa këtë marrëveshjen e Isës me Vuçicin, ajo e Thaçit me Daçicin nuk do të konkretizohej praktikisht. Nuk mund të rrinë në Kosovë edhe Republika jonë edhe ?Zajednica? e Serbisë. Prandaj, do të bijnë ose Qeveria ose ?Zajednica? ose të dyja këto. Qeveria e Kosovës nuk po e mbron shtetin e Kosovës nga Serbia, por po e demonstron pushtetin e saj mbi opozitën.?Ndërkaq, lëvizja Vetëvendosje dënoi arrestimin e Kurtit, qe sipas saj tregoi se pushteti nuk është demokratik. Ymeri sqaroi se bastisja ne zyrat e Vetëvendosjes është kryer pa nje urdhër dhe se shumica e aktivisteve re arrestuar kane qene te lënduar. Ymeri kishte nje tjetër qëndrim nga ai i policisë, e cila njoftoi se kishte gjetur maska gazi, gaz lotsjellës, mjete per shpimin e gomave, appo radio per komunikim. Ymeri paralajmëroi se bllokimi i seancave te kuvendit do te vazhdoje. Pas zhvillimeve te fundit presidentja e Kosovës Jahjaga u beri nje tjetër apel palëve qe ta gjejnë zgjidhjen përmes dialogut dhe brenda institucioneve demokratike. Ne te njëjtën linje ishin edhe ambasadoret e shteteve perëndimore ne Kosove, te cilët pemës nje reagimi theksojnë se dialogu është mjeti i duhur per te zgjidhur mosmarrëveshjet politike. Arrestimi i deputetit Kurti shkarkoi reagime te ashpra ne Kosove. Akademiku Rexhep Qosja, ne një postim ne rrjetet sociale i krahasoi veprimet e policisë me ato te regjimit te Milloshevicit, ndërsa ish kryeparlamentari Krasniqi foli per përgjakjen e idealisteve ne festen e pavarësisë.

Recommended