Wake Up/ Reagimi i institucioneve në Mbrojtje të Konsumatorit për abuzimet e çmimeve në farmaci

  • 4 years ago
Prokuroria e Tiranës aktualisht është në fazën e mbledhjes se informacioneve për farmaci të cilat në mënyrë abuzive kanë rritur çmimet e këtyre produkteve duke përfituar nga situata, ndërsa fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë për çdo rast që kanë hasur në rritjen e çmimit të produkteve si (maska mbrojtëse, produkte me përmbajtje dezinfektuese). Shkak për hetimin është bërë raportimi për shitjet me çmime të çmendura, veçanërisht në platformat tregtare në internet, të xhelit dezinfektues dhe maskave mbrojtëse në këto ditë urgjence te shkaktuar nga përhapja dhe viktimat e Coronavirus. Ndërkaq Wake Up u interesuam pranë Autoritetit të Konkurrencës për të marrë një reagim zyrtar rreth kësaj çështjeje. Për emisionin tonë "Autoriteti i Konkurrencës" sqaroi se, bazuar në ligjin 9121/2003 "Për mbrojtjen e konkurrencës", ndërhyn kur ka dyshime për marrëveshje të ndaluar (Neni 4), ose kur ka dyshime për abuzim me pozitën dominuese (Neni 9).Autoriteti konfirmoi se të martën (25.02.2020) bazuar në nenin 28 të ligjit 9121/2003, ka ngritur grupin e punës i cili ka kryer monitorimin e tregut të materialeve para mjekësore për të parë nëse ka rritje çmimi. Ky monitorim vazhdon të jetë në proces?. Ne u interesuam gjithashtu edhe pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, në lidhje me faktin se nëse duhet të Drejtoria e Tatimeve duhet të ndërhyjë në një rast të tillë të abuzimit me çmimet. Nga kjo ministri na u tha se për sa kohë farmacitë punojnë brenda kasës fiskale; pra, përsa kohë gjithçka shitet me faturë, nuk mund të ndërhyjnë. (Ndërkohë zv/kryeministri Erion Braçe kishte postuar faturën e një qytetari në Instagram dhe kërkonte ndërhyrjen e Tatimeve). Nga ana tjetër, u interesuam edhe pranë Bashkisë së Tiranës që ka në varësi Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit. Por nga ky institucion nuk morëm asnjë përgjigje deri në këtë moment. Gjithashtu edhe shoqata të mbrojtjes së konsumatorëve që veprojnë në vend, u stepën që të ishin të pranishëm në studion e Wake Up për të folur mbi këtë temë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended