Domingo kërkon ndjesë pas akuzave për ngacmime seksuale, 25 Shkurt 2020
  • 4 years ago
Placido Domingo ka kërkuar ndjesë për dhimbjen e shkaktuar disa femrave që e kanë akuzuar atë për ngacmim seksual.


Ylli i operas dha dorëheqjen si menaxher i përgjithshëm i operas së Los Angeles-it, pasi disa akuza u bënë në adresë të tij. Në total, 20 femra e kanë akuzuar tani Domingon për ngacmim dhe sjellje të papërshtatshme. Vetë ai i ka mohuar akuzat.

?Unë i respektoj këto gra që më në fund kanë mundur të flasin?, ka thënë Domingo në një deklaratë për Los Angeles Times. ?Unë dua që ato ta dinë se më vjen vërtetë keq për dhimbjen që u kam shkaktuar. Unë pranoj përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia dhe personalisht jam rritur nga kjo eksperiencë.

Deklarata e tij u lëshua pas një hetimi mbi Domingon nga një sindikatë amerikane që përfaqëson performuesit e operas. LA Times, raportoi se hetimi kish zbuluar se rreth 24 persona kishin thënë se ishin ngacmuar seksualisht apo kishin qenë dëshmitarë të sjelljes së papërshtatshme të Domingos kur ai mbante pozicione të larta në operan kombëtare të Uashingtonit dhe operan e Los Angelesit.

Akuzat datojnë që nga 1980-ta dhe u raportuan së pari në gusht, nga Associated Press. Në to thuhej se Domingo, kishte shtyrë shpesh femrat në marrëdhënie seksuale dhe disa herë, i kishte ndëshkuar në planin profesional ato që e refuzonin. Domingo, 79-vjeçar, është një nga yjet më të mëdhenj të operas. Ai është i martuar me bashkëshorten e dytë të tij, sopranon Marta Ornelas, që nga 1962.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Domingo#TopChannel
Recommended