Ora News - "Stacionet, licencat dhe informaliteti", Transporti interurban paralajmëron protesta

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Shoqata Kombëtare e Transportit Ndërqytetas paralajmëron protestë nëse Ministria e Infrastrukturës nuk merr masa për stacionet ku duhet të ndalojnë autobusët interurbanë si dhe nuk vendos mbi licencat.

Në konferencën për mediat u theksua se situata është tejet e rëndë dhe nuk kanë munguar as përplasjet fizike.

Kujtim Mema: Transporti i paligjshëm është bërë gangrenë në qytetet e mëdha transporti i paligjshëm. Në Fier nami i zi, nuk numërohen ça hyjnë dhe dalin. Policia po mbron të paligjshmit. Në Shkodër e njëjta gjë, Tiranë dhe Durrës. E theksoj për herë të fundit, por presim Ministrinë e Infrastrukturës dhe bashkinë e Tiranës të na rregullojnë problemet që kemi.

Bashkia nuk ka rregulluar asgjë te terminali, rregulli është zero, informaliteti hapur. Ankesat janë pafund nga operatorët, konfliktet janë pafund nga operatorët. Na thonë bëni foto dhe video dhe na i dërgoni, ne nuk jemi policia. Kastrofë.

Po i presim Ministrinë dhe Bashkinë të na zgjjdhin problemet, në mënyrë kategorike duam rishikimin e rrjetit të ri të linjave po vjen viti 2020 i licensimit. Linjat paralele po hanë njëri-tjetrin,linjat paralele që po hapen me operatorët, jo të shtojë linja të tjera. Në Korçë dhe Pogradec përditë po hahen dhe zihen. Javës tjetër ne presim, nëse këta do të marrin grupet e punës dhe do të na thërrasin të marrin mendimet tona.

Në konferencë nuk munguan as akuzat ndaj kryebashkiakut Veliaj i cili nuk ka dënjuar t' u kthejë përgjigje.

"I bëj thirrje kryetarit të bashkisë që i kemi çuar 8 shkresa për takim dhe kur vjen puna nuk na ka pritur. Por kë nuk pret ai? Nuk pret këta taksapagues që paguajnë shtetin, mbajnë administratën, policinë dhe të gjithë organet ligjzbatuese të shtetit shqiptar".

Shqetësim patën edhe për linjën Tiranë-Elbasan.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/transporti-interurban-ne-alarm-nga-informaliteti-shoqata-thirrje-ministrise-dhe-bashkive

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended