Wake Up/ Komisioneri për të Dhënat Personale kërkon ligj disiplinues për telefonatat e marketingut
  • 4 years ago
A ju telefonojnë shpesh për t?ju thënë se keni përfituar një ofertë për sisteme të pastrimit të ujit, një fshesë çudibërëse me korrent apo një dyshek me aloe vera e sa e sa produkte të tjera? Telefonatat e marketingut që synojnë telefonimin (e paautorizuar) në bllok të klientëve të ndryshëm nga një bazë të dhënash të siguruara nga palë të treta, janë bërë shqetësim herë pas here por duket se kjo ka qenë e pamundur të vendoset nën rregull. Raporti për vitin 2019 i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, tregon se ka një rritje të numrit të ankesave nga ana e qytetarëve për disa aspekte, përfshirë këto lloje telefonatash. Sipas Komisionerit, problematika me këto telefonata bezdisëse, ka tashmë nevojë për një kuadër ligjor të veçantë për një zgjidhje afatgjatë. Një shqetësim tjetër i ngritur nga Komisioneri është edhe mbledhja, ruajtja dhe përpunimi i paligjshëm i të dhënave imazhe-video nëpërmjet sistemit të video-survejimit (kamerat ÇTV)

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended