Report TV - Komisioneri kërkon shkarkimin, Zaganjori: Janë tatimet, sot paraqita 10 prova të reja

  • 5 years ago
Xhezair Zaganjori, kreun e Gjykatës së Lartë pasi kaloi procesin e vettingut në KPK po përballet me skanerin e Kolegjit të Posacëm të Apelimit pasi vendimi u ankimua nga Komisionieri Publik. Përpos seancë së parë ku u paraqitën disa prova për pasuritë nga Zaganjori, sot ai është paraqitur për një seancë të dytë, pasi KPA kërkoi të njihet me provat dhe t'i shqyrtojë ato për pasurinë prej 1mld lekësh. Në seancë, e pranishme është edhe Erinda Ballaca, avokatja e Popullit.

Teksa trupa gjykuese u tërhoq për gjykim, Zaganjori në një prononcim për mediat, deklaroi se janë paguar të gjitha taksat.

"Detyrimet tatimore janë paguar të gjitha. Rreth të njëjtat argumentesh rrotullohen të gjitha pyetjet. Sot paraqita 10 dokumente të reja, krahas 23 të tjerave. Përpiqem që të bëjë më të mirën për të gjetur këto dokumente, megjithatë brenda mundësive bëj më të mirën se bëhet fjalë për dokumente të 1995-1997".

Debati i plotë brenda seancës
KP: Seancën e shkuar e mbyllëm për t'i dhënë një kopje aktesh, komisionerit publik të sjella nga Zaganjoroi. I kërkuam Komisionerit Publik që të mbajë qëndrim për provat e Zaganjorit. Shkaqet e ankimimit që kanë të bëjnë me interpretimin e aneksit Kushtetues nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë. 4 pasuritë me adresa rruga "Ded Gjonluli", nga verifikimi i provave të dorëzuara nga subjekti thuhet se kontrata e shitjes në vitin 2001 është akt formal. Pretendohet nga tatimet se qiraja është paguar nga zonja M/.H, por subjekti nuk ka sjellë asnjë provë të re për pagimin e tatimeve. Për sa i takon pjesës sa Zaganjorit pretendohet se qiraja është marrë në 1999. Komisioni i kthimit të pronave i ktheu familjes një pjesë toke mbi të cilin është ndërtuar një godinë 4 katëshe dhe pse s'kishin dokument pronësie. Zaganjori nuk sjell asnjë provë për të faktuar se si i ka sjellë paratë e fituara në Gjermani gjatë periudhës që ka qenë atje.

Zaganjori: Si të gjithë Shqiptarët në ato vite kam sjell paratë se në 1995 nuk funksiononte sistemi bankar ku mund të kryenin transaksione bankare.

Recommended