Wake Up/ FSHF kërkon teste për të gjithë lojtarët: Plani ynë gjerman për rikthimin e kampionatit
  • 4 years ago
Pas dy muajsh pezullim të ndeshjeve për shkak të pandemisë KOVID-19, shtete të ndryshme tanimë kanë një datë të caktuar për një rikthim në fushë në bazë të kushteve të përcaktuara. Lidhur me këtë edhe Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubet janë në pritje të rifillimit të aktiviteteve. Federata i ka propozuar zyrtarisht autoriteteve protokollin sanitar për organizimin e ndeshjeve me anë të një letre dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve dhe në adresën e kryeministrit Edi Rama, në datën 4 maj, ku institucioni që drejton futbollin ka parashtruar edhe masat sanitare për rikthimin në fushë. Në letrën e dërguar, theksohet se kërkesa e mëparshme e datës 28 prill, që skuadrat të rinisnin stërvitjet prej datës 2 maj, duke respektuar rregullat e distancimit ka mbetur pa përgjigje. Sipas Federatës së Futbollit, protokolli sanitar i përditësuar është hartuar në bashkëpunim me ekspertët e FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe, si edhe me stafin mjekësor të ekipeve kombëtare. Për më gjatë dhe për më shumë detaje na shpjegoi në detaje strategjinë e FSHF-së për rikthimin e aktivitetit futbollistik në vend Lysien Nurishmi, Shef i sektorit të garave në Federatën Shqiptarë të Futbollit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended