Ora News - Gjykata Kushtetuese fushë beteja, tre çështje të nxehta që përplasin Ramën e Metën
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Gjykata Kushtetesuese edhe për shumë kohë do të jetë e ekspozuar përballë debatit politik për faktin se ajo duhet të shprehet për disa çështje të rëndësishme. Organi me i lartë garant i ligjit, ka në dorë fatin e vetë Metës President, fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit por dhe Teatrit Kombëtar.

Gjykata Kushtetuese, prej muajsh ka mbajtur të ndezur zjarrin e debatit politik, kryesisht mes presidentit dhe mazhorancës socialiste. Ky konflikt përveç arsyeve teknike apo shkeljeve të hapura të procedurave ligjore, reflekton thellë edhe qellime politike, për faktin se kur ky organ, në momentin që do të jetë funksional i duhet të shprehet për disa çështje mjaft të rëndësishme, të cilat prekin ?status quon? aktuale politike.

Vetë fati i presidentit Ilir Meta, i cili ka ngritur alarmin se mazhoranca ka shtrirë duart drejt drejtësisë, është në dorën e këtij institucioni. Në kuvend prej muajsh është ngritur komisioni hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit, të cilin mahzoranca e akuzon për shkelje të rëndë kushtetuese e për këtë i referohen anulimit të datës së zgjedhjeve por dhe për mënyrën se si ai zgjodhi Marsida Xhaferrllarin, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni ka mandat deri në fillim të prillit, kur dhe do të dalë me një raport për akuzat ndaj kreut të shtetit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kushtetuesja-mbi-krizen-ne-dore-fatin-e-metes-president-dhe-30-qershorin

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/PDrXfWKI2LY
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended