Ora News - Qejfi për dëborën sjell aksidente në Dardhë, "preket" edhe Dashamir Shehi
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ajo që mendohej të ishte një fundjavë e bukur është kthyer në makth për vizitorët që erdhën në Dardhë të Korçës. 3 aksidente u shënuan në hyrje të fshatit për shkak të pranisë së borës dhe akullit por edhe për mos përdorim të zinxhirëve. Mes mjeteve të dëmtuara ishte edhe ai i kreut të LZHK.

Ata që kishin zgjedhur Dardhën për të kaluar fundjavën nuk e kishin të lehtë të mbërrinin deri në fshatin turistik këtë të shtunë.

Në pjesën fundore, dëbora ishte shndërruar në akull dhe vështirësonte qarkullimin për mjetet nuk ishin të pajisura me zinxhirë.

Për pasojë nuk munguan as aksidentet.

Mes mjeteve të dëmtuara ishte edhe ajo e kryetarit i LZHK, Dashamir Shehi.

Fluksi i turistëve ishte i pritshëm pas reshjeve të dëborës, por duket se masat nuk ishin marrë.

ARRSH ia faturoi fajin bashkisë Korçë e cila ka në juridiksion këtë rrugë.

Vështirësi për shkak të ngricave në orët e para të mëngjesit kishte edhe në Rrugën e Qarrrit dhe Atë të Liqenasit.

Ndërsa në akset e tjera qarkullimi ishte pa probleme.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/qejfi-deboren-sjell-aksidente-ne-dardhe-preket-edhe-dashamir-shehi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended