Berat, abuzimi me pronat/ KLSH: Legalizime në zonën muzeale
  • 4 years ago
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur indicie për kallëzim penal në prokurori për 7 zyrtarë të hipotekave në Berat.


Gjatë një auditimi për vitet 2016-2018 janë zbuluar abuzime të mëdha me regjistrimin e pronave në qarkun e Beratit.

Në 11 raste janë zbuluar shkelje me regjistrimin e objekteve të legalizuara në zonën muzeale në Berat. Po ashtu janë legalizuar ndërtesa buzë lumit Osum, në kundërshtim të plotë me ligjin. Po në Berat, zyrtarët e hipotekave kanë ndryshuar zërat kadastrale nga tokë bujqësore në truall për mijëra metra katrore prona. Abuzimet vazhdojnë me tapitë e ligjit 7501, ku janë regjistruar prona pa dokumentacion ose me vula të falsifikuara.

Bëhet fjalë për sipërfaqe tokash që shkojë deri në rreth 40 mijë metra katrore. Në mjaft raste është vërejtur se është abuzuar me pronat mbi të cilat kalon gazsjellësi tap.

Me qëllim që të përfitoheshin para nga qiraja e përdorimit të tokës, janë regjistruar në hipotekë prona me dokumenta origjine të pavulosur dhe me harta jo të rregullta.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KLSH#Berat#TopChannel
Recommended