Meta: Protestë më 2 Mars/ Presidenti: Kundër grushtit të shtetit të qeverisë Rama

  • 4 years ago
Pasditja e 2 marsit do të shënojë aktin e parë të paprecend të një kryetari shteti. Presidenti Ilir Meta do dalë nga zyra e tij për t?u zhvendosur pak metra më tej në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? për të ndërmarrë aktin e parë kundër atij që e ai e cilëson si grusht shteti.


?Më 2 mars firmoset dekreti i parë për SHPARTALLIMIN E PLOTË TË GRUSHTIT TË SHTETIT, përpara popullit shqiptar, në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, ku do të lidhim një BESËLIDHJE për të çmontuar njëherë e mirë regjimin e mafiozëve dhe oligarkëve. Të gjitha institucionet që janë në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? do t?i kthehen popullit shqiptar! Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whatsapp, të porositin poture të gjera!?, shprehet Meta.

Ilir Meta akuzoi si ideator dhe organizator të grushtit të shtetit drejtpërdrejt Edi Ramën.

?Kryeministri është organizatori ideatori dhe përgjegjësi i këtij puçi të shtetit dhe do jetë përgjegjësi para organeve të reja dhe popullit, pas triumfit mbi grushtin e shtetit?.

Pjesë të grushtit te shtetit, Ilir Meta bëri edhe ndërkombëtarët.

Në provat e reja të bëra publike, Ilir Meta, akuzoi mazhorancën për plagjaturë të ormulës së re të betimit të anëtarëve të Kushtetueses, ndërsa renditi një seri institucionesh mes tyre KED-në, të cilat nuk kanë dhënë mendim apo janë shprehur kundër mekanizmit të ri zhbllokues të socialistëve.

?Duartrokas Dvoranin këtu se ka thënë të vërtetën?.

Presidenti bëri me dije se i ka kërkuar sqarime qendrës së botimeve zyrtare për mungesën e aktit të botimit në fletoren zyrtare të Arta Vorpsit si anëtare e Kushtetueses.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#EdiRama#TopChannel

Recommended